TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kompania zvicerane e sigurimeve “Swiss Re” vlerësoi sot me rreth 95 miliardë dollarë (80 miliardë euro) humbjet e shkaktuara nga uraganet Harvey, Irma dhe Mariasi dhe tërmetet e fundit në Meksikë.
Kompania zvicerane e sigurimeve i vlerësoi në një komunikatë shpenzimet e saj me rreth 3,6 miliardë dollarë.
“Vlerësimet mund të jenë sipas kushteve” theksoi grupi duke shtuar se vlerësimet e dëmeve ishin më të pasigurta.
“Katastrofat e fundit natyrore kanë qenë shumë të fuqishme”, nënvizoi drejtori i përgjithshëm i “Swiss Re”, Christian Mumenthaler, cituar në një komunikatë.
Nga të gjitha humbjet e siguruara, kostot e tërmeteve në Meksikë do t’u kushtojnë kompanive të sigurimeve 175 milionë dollarë.