BOTA, 20 Tetor 2017, 12:23

Eurodeputetët kërkojnë kuota të përhershme në BE për azilkërkuesit

Eurodeputetët kërkojnë kuota të përhershme në BE

Parlamenti Evropian propozoi të enjten që të lehtësonte barrën migratore ndaj disa vendeve duke krijuar kuota të përhershme për pritjen e azilkërkuesve, një sistem që ndan thellësisht shtetet anëtare të BE-së.

Eurodeputetët, të mbledhur në komision, miratuan me shumicë votash, me 43 pro dhe 16 kundër, një tekst që do të bëhet pozicioni negociues i Parlamentit me vendet evropiane, pas konfirmimit zyrtar në seancë plenare muajin e ardhshëm.

Parlamenti Evropian miratoi edhe propozimin e tij për reformimin e rregullave për sa i përket pritjes së azilkërkuesve duke parashikuar një mekanizëm të përhershëm shpërndarjeje në BE, për të lehtësuar barrën e vendeve të linjës së parë si Italia dhe Greqia.

Eurodeputetët rishikuan gjerësit propozimet e vendosura mbi tryezë një vit e gjysmë më parë nga Komisioni Evropian, pas shqetësimeve nga kriza migratore që shënoi më shumë se 1 milion emigrantë në brigjet italiane dhe greke në vitin 2015.