TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Milan-Lacio është supersfida e ditës së sotme në Serinë A. Ky takim do të startojë në orën 18:00, teksa të shumta janë dilemat për sa i përket formacioneve zyrtare.
Me Olivie Zhiru, i cili mungon për shkak të COVID-it, trajneri Piolit, është në dyshim për repartin ofensiv, teksa Ibra është në balotazh me Rebiç. Për shkak se nuk ka arritur ende formën optimale, Zllatan Ibrahimoviç pritet ta nisë nga stoli këtë përballje, teksa vendi i titullarit me shumë gjasa do t’i besohet kroatit Rebiç.
Ndërkohë, asnjë dilemë për prapavijën e cila me Menja në portë do të përbëhet nga Kalabria, Kjaer, Tomori dhe Hernandez. Sarri te Lacio nuk ka dyshime dhe do të propozojë formacionin që i shënoi pesë herë Specias duke qenë se Laxari dhe Imobile janë kthyer rregullisht në dispozicion. Nëse mbrojtësi nuk ia del, Marusiç është i gatshëm të luajë në të djathtë, ndërkohë që majtas do të veprojë përsëri Elseid Hysaj.
