TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sokol Cikalleshi është kthyer në liderin e ri të skuadrës së Koniaspor dhe loja e tij që në javët e para të kampionatit ka bërë që skuadra të shohë veten në pozicione kryesuese në renditje. Sulmuesi shqiptar ka shkëlqyer me gola, e sot edhe me asist, duke i hapur rrugë fitores 3-1 të ekipit të tij ndaj Altaj.
Cikalleshi kishte munguar në ndeshjet ndaj Hungarisë dhe San Marinos për shkak të dëmtimit që kishte pësuar në grumbullimin e përfaqësues. Trajneri Reja vendosi të mos e rrezikonte duke e lënë pushim, në mënyrë që lojtari të vazhdonte të luante rregullisht me klubin e tij
Sulmuesi e ka bërë një gjë të tillë dhe që në minutën e 7 të ndeshjes së sotme dha asistin për golin e Dikman, duke e nxjerrë këtë të fundit me portën bosh. Avantazhi i shpejtë i bëri më të thjeshtë ndeshjen Koniaspor, e cila më pas e mbylli me fitoren 3-1 sfidën duke marrë kryesimin e kampionatit turk me 10 pikë pas 4 javësh.