TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nën diellin e 12 shtatorit, në “Marasi”, Sampdoria do të presë kampionët e Italisë, Interin, për t’i dhënë jetë ndeshjes së vlefshme për javën e tretë të kampionatit. Një sfidë që do të kthehet pas pauzës së kombëtareve dhe që për zikaltrit do të jetë testi para ndeshjes me Realin e Madridit.
Trajneri Inzagi do të përballet edhe një herë me dorianët para debutimit në Champions, ashtu si vitin e kaluar me Lacion, por në organikë është edhe dikush tjetër që ka një lidhje të veçantë me Sampdorian. Bëhet fjalë për Edin Xhekon, i cili do të përballet me viktimën e tij të preferuar. Sulmuesi boshnjak u ka shënuar gjashtë gola gjenovezëve kur luante me Romën, tre prej të cilëve në tri ndeshjet e fundit.
Statistikat e 35-vjeçarit nuk pyesin për moshën dhe pikërisht për këtë është edhe përjashtimi i vetëm në organikën zikaltër, në projektin që po orientohet drejt të rinjve. Ish-romani ka provuar se është në formë si nga ana fizike dhe nga ajo psikologjike, ndërsa kjo e fundit ka rezultuar gjithmonë përcaktuese në efikasitetin e tij në fushë.
I kërkuar nga trajneri dhe drejtuesit me forcë, i mbështetur nga shokët e ekipit dhe me përgjegjësinë për të zëvendësuar Lukakun, morali i Xhekos është më i lartë se kurrë dhe boshnjaku ka provuar që në ndeshjet miqësore e deri tek ato në kampionat se mund ta mbajë sulmin si i vetëm, ashtu dhe me partner duke dhënë garanci si në metrat e fundit edhe kur duhet të bëhet pjesë e fazës krijuese.
KUALJARELA E KAPUTO – Sampdoria do të dijë t’i përgjigjet sulmit të zikaltërve me dy veteranë, që ashtu si Xheko e gjejnë rrugën e rrjetës me sytë mbyllur. Që nga 2018- 2019 Fabio Kualjarela (38 vjeç) dhe Françesko Kaputo (34 vjeç) janë dy nga tre lojtarët italianë që kanë shënuar më shumë gola në Serinë A, respektivisht 48 dhe 50 e para tyre ndodhet vetëm Çiro Imobile me 75 gola.
Me këto shifra ajo e së dielës do të jetë një sfidë “ujqërish të vjetër”, kur mes sulmuesve kundërshtarë do të zbresin në fushë 107 vite me 312 gola të realizuar.