SPORT, 11 Shtator 2021, 11:14

Fillon Kategoria e Parë/ “Luftë” mes 16 ekipeve, ja ndeshjet e ditës së sotme

Fillon Kategoria e Parë/ “Luftë” mes 16 ekipeve, ja

Kategoria e Parë ngre sot “siparin”. Prej orës 16:00, starton zyrtarisht sezoni 2021-2022.

Ndryshe nga vjet, janë shmangur grupet. Nuk do të ketë më Veri dhe Jug, por vetëm një me 16 pjesëmarrëse.

Në 30 javë që do të ndahen në dy faza, dy janë ekipet që do të ngjiten direkt në Kategorinë Superiore (konkretisht vendi i parë dhe i dytë).

Skuadra që përfundon kampionatin e 3-ta, do të ketë të drejtën që të luajë një ndeshje shtesë për të tentuar ngjitjen me të 8-ën e elitës.

“Luftë” do të ketë edhe për mbijetesën, pasi zbresin direkt 4 skuadra në të Dytën, saktësisht vendet 13, 14, 15 dhe 16.

Ato që do ta mbyllin renditjen në pozicionin e 11-të dhe 12-të, do të bëjnë ndeshje “play out”-i me vendet e dyta të Kategorisë së Dytë.

Formula e kampionatit ka ndryshuar dhe parashikohet një garë më e ashpër dhe e bukur.

Ekipet vijnë të transformuara dhe nga merkato, ndërsa janë disa klube që kanë shpallur kandidaturën për t’u ngjitur.

Erzeni, Besa, Bylisi apo edhe Apolonia shihen si favorite referuar prurjeve të verës dhe asaj që kanë treguar në miqësore.

E megjithatë, nuk përjashtohet mundësia e ndonjë surprize. Të gjitha ndeshjet do të luhen në orën 16:00.

SFIDAT E DITËS SË SOTME NË KATEGORINË E PARË:

Apolonia-Erzeni ora

Shkumbini-Vora

Maliqi-Lushnja

Tërbuni-Burreli

Tomori-Korabi

Butrinti-Pogradeci

Besa-Turbina

Besëlidhja-Bylis