AKTUALITET, 10 Shkurt 2019, 20:08

Super Ronaldo, gol dhe asist, tani Juventusi +11 nga Napoli

Super Ronaldo, gol dhe asist, tani Juventusi +11 nga Napoli

Juventus i pamëshirshëm në Serie A!

Skuadra e Alegrit triumfoi 3-0 ndaj Sasuolos dhe “fluturoi” +11 ndaj Napolit të vendit të dytë.

Pas një fillimi të vështirë, Khedira hapi serinë e golave, pas zhvillimeve që shoqëruan një goditje të  Kristiano Ronaldos, me portierin që e grushtoi topin e rithyer te mesfushori i Juves.

Në pjesën e dyte, Berardi nuk arriti të barazojë gjatë një kundësulmi për Sasuolon.

Ronaldo firmoi avantazhin e dyfishtë me një goditje me kokë, pas një goditjeje kendi nga Pjaniç.

Sulmuesi portugez shërbeu edhe me pasimin e fundit për golin 0-3 të realizuar nga Emre Can.

/TPZ.AL/