TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mijëra protestues janë mbledhur në Madrid të dielën në shenjë qëndresë kundër planit të Qeverisë spanjolle të uljes së tensioneve në rajonin e Katalonisë.
Partia Qendrore Djathtiste dhe Partia Qytetare, kanë thirrur protestën pasi kryeministri Pedro Sanchez i ofroi separatistëve një raportues për bisedime. Partia Djathtiste e ka konsideruar këtë ofertë si tradhëti dhe dorëzim. Separatistët kanë refuzuar ofertën, shkruan REL.
Edhe Socialistët e kundërshtojnë pavarësinë e Katalonisë. Grupet ekstreme djathtiste janë po ashtu pjesë e protestës nën moton “Për Spanjën e bashkuar. Zgjedhje menjëherë”.
Autoritetet raportuan se numri total i demonstruesve arriti në 45 mijë.