AKTUALITET, 10 Shkurt 2019, 19:51

Gramsh/ Makina përplaset me motoçikletën, plagoset 18-vjeçari

Gramsh/ Makina përplaset me motoçikletën, plagoset

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Zgjup Fushë të Gramshit, ku janë përplasur një motoçikletë dhe një mjet.

Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i plagosur drejtuesi i motoçikletës, 18-vjeçari me iniciale A.T.

Burime nga policia bëjnë me dije se, i plagosuri është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa drejtuesi mjetit është shoqëruar në Komisariat.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.