AKTUALITET, 24 Prill 2018, 22:49

Super Liverpul, pesë kryevepra shkatërrojnë Romën

Pesë gola, njëri më i bukur se tjetri për nga realizimi, i garantuan Liverpulit një fitore tenistike 5-2 ndaj Romës, në një ndeshje me shumë emocione në “Anfield Road”, në sfidën e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve.

Një super Salah – me dy gola dhe dy asiste, si dhe një dygolësh i Firminos, i shoqëruar edhe me rrjetën e Mane, e çuan rezultatin në 5-0, përpara se italianët të shënonin dy gola ngushëllues me Xhekon dhe Perrotin me penallti.

Ndeshja e kthimit në Romë do të jetë një tjetër përballje gjigantësh, teksa kujtojmë se italianët ia dolën të eliminonin Barcelonën në çerekfinal edhe pse kishin humbur më parë 4-1 në Spanjë.

https://youtu.be/01g2UtIOrXc