AKTUALITET, 24 Prill 2018, 19:05

Dështoi te Partizani, por Iulianon e merr Udineze

Dështoi te Partizani, por Iulianon e merr Udineze

Pas largimit nga Partizani, për trajnerin Mark Iuliano, është ndezur një dritë jeshile. Tekniku italian do të jetë asistenti i Igor Tudor te skuadra e Udinezes. Ditën e sotme, skuadra friuliane ka shkaruar trajneri Odo, për ti besuar stolin kroatit Tudor.

Iuliano rikthehet pas 5 muajsh në pankinën, dhe miqësia me ish-mbrojtësin e Juventusit i ka dhënë shansin për të qenë pjesë e stadit të skuadrës në Serinë A.

Emërimi te Udinese, është padyshim hapi më i madh në karrierën si trajner për Iulianon, që përpara se të drejtonte Partizanin në Kategorinë Superiore kishte punuar me Latinën dhe Komon.