AKTUALITET, 24 Prill 2018, 19:56

OPSIONI I RI/ Facebook i mbyll profilin Armandit, kameramanit që u mbyt në det: Të lartësojmë kujtimin…

Armando Hallvaxhiu, operatori i News24, që ndërroi jetë ditën e djeshme pasi u mbyt teksa zhytej në ujërat e Karaburunit, do të përcillet sot për në banesën e fundit.

Armando Hallvaxhiu ka punuar në disa media kryesore në vend, ndërsa së fundmi i ishte bashkuar ekipit të televizionit më të madh informativ në vend News24.

Mandi njihej për përkushtimin në punë dhe pasionin që kishte për zhytjen në thellësitë e detit si dhe peshkimin.

Ai kishte vendosur bashkë me disa shokë të shkonte këtë fundjavë në Vlorë dhe të zhytej në thellësinë e bregdetit të Jonit, por fatkeqësisht nuk ka mundur të dalë prej andej dhe është mbytur në vendin e quajtur shpella e ”Haxhi Ali-ut”.

Sot, një ditë pas varrimit duket se “Facebook” i ka mbyllur në një farë menyre profilin Armandit në formë përkujtimoreje. “Shpresojmë që njerëzit që e njohën dhe deshën Armandin, të ndihen mirë pasi të vizitojnë profilin e tij”, shkruhet mbi foton e tij.

AlpeNews.al