TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një çantë e dyshimtë në tribunën e shtypit në “Anfield Road” ka bërë që të ndizet sinjali i alarmit nga ana e shërbimit të stadiumit dhe protokollarëve të sigurisë.
Çanta është gjetur e braktisur, në tribunë, në një vend që strehohen punonjësit dhe operatorët e informacionit, dhe menjëherë janë aktivizuar agjentët anglezë.
Menjëherë është kërkuar që të largohen gazetarët, pasi zona është marrë nën kontroll nga policia.
Por, nga sa duket për momentin çdo gjë mbetet nën kontrollin e punonjësve të sigurisë.
Ndërkohë që policia britanike po bën çdo gjë që ndeshja të shkojë më së miri.