LIFESTYLE, 1 Maj 2020, 13:17

“Super lajm”, Rezart Veleshnja tallet me vendimin e qeverisë: Bizneset të hapen për ajrosje, njerëzit s’lejohen të dalin


Ndërkohë që qeveria ndryshoi masat e bllokimit për fundjavën, duke i mbajtur hapur bizneset dhe ditën e shtunë, Rezart Veleshnja nuk i ka kursyer komentet për vendimin e radhës.

Edi Rama lajmëroi se në fundjavë do të kenë të drejtën e lëvizjes vetëm pensionistët dhe nënat me fëmijë, e megjithatë bizneset ditën e nesërme do të qëndrojnë hapur, ndryshe nga disa fundjava të kaluara.

Por aktori i humorit ka një koment në lidhje më këtë. Shumica e njerëzve duhet t qëndrojnë në karantinë, dhe nuk dalin dot. Atëherë bizneset sipas aktorit le t’i japin dyert vetëm për ajrosje.

“Të shtunën bizneset hapen, super lajm! Por, njerëzit nuk lejohet të dalin! Kështu që bizneseee hapini sa për ajrosje dyert!!,– shkruan Rezart Veleshnja në postimin e tij në Instagram.