TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e djeshme moderatorja Evi Reçi ka festuar 30 vjetorin e saj të lindjes në karantinë. Por, edhe pse një ditëlindje e pazakontë, larg njerëzve të dashur, për Evi Reçin nuk kanë munguar surprizat emocionuese.
Teksa ka filluar si çdo pasdite emisionin e saj, moderatorja nuk e ka pritur që në vend të personazhit, në lidhje direkte do të shfaqej nëna e saj, e cila me fjalët emocionuese përloti Evi Reçin.
Me një urim special për ditëlindjen e së bijës, e ëma e Evi Reçit ka treguar dashurinë e pakushtëzuar për të bijën dhe krenarinë që ndjen për të gjitha arritjet e saj.
“E vogla ime ti, që unë gjithmonë kështu të thërras, dhe kështu do të thërrash gjithmonë. Të uroj të kesh një jetë të gjatë të lumtur dhe të mbushur ashtu siç e don ti. Ti për mua dhe për babi Çanin je çdo gjë! Je drita jonë, je zemra jonë, je frymëmarrja jonë dhe ne të duam shumë. Ti e di këtë gjë, dhe je motivi i jetës sonë. na ke bërë krenar në çdo pjesë të jetës, dhe uroj të vazhdosh kështu. Buzëqeshja jote e vogla ime është e sinqertë ndaj mos e humb kurrë. Ti nuk duhet të rritesh kurrë. Të duam shumë, edhe 100 pranvera jeta ime, e vogla ime Evi Reçi,”– janë fjalët e thëna nga nëna e Evi Reçit gjatë videos surprizë.
https://youtu.be/z4wc4-ScN74