TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sali Berisha, gjatë takimit me demokratët e Vlorës, ka sulmuar sërish Lulzim Bashën, që tashmë e quan "ish kryetari i partisë".
Berisha tha se PD nën drejtimin e Bashës, i braktisi njerëzit, madje disa prej tyre, i la burgjeve, duke i'u referuar protestuesve që ndaloheshin nga policia gjatë protestave.
Ish kryeministri tha se Basha nuk mund të bëhet kurrë lider dhe se ai e çon PD-në, vetëm në humbje.
"Pse nuk u bë lider ky, sepse ia humbi partisë zgjedhjet.
Partia është në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Një shkelje të të drejtave të njeriut partia e çon në të gjithë botën, në të gjithë organizatat. Ne na rrinin njerëzit burgjeve, pa treguar interesin më të vogël. I kapnin nëpër protesta dhe për arsye partiake.
Ne kemi trashëgimi si parti, janë intelektualët, të përndjekurit, ish të burgosurit. U dëgjuan kund ata këto 8 vjet? Askund. Qëndrim totalisht indifferent ndaj të rinjve. Kur i kemi bërë të rinjtë për vete, kemi fituar. Kur kanë qenë indifferentë, ne jemi humbur. Sa të rrinë indiferentë, nuk fitojmë.
Në tetë vite, ky që erdhi i ri në krye të PD, vetëm largoi masivisht dhe nuk tregon dot të rinjtë që solli në drejtimin e PD-së.
Ne humbëm, por mbi të gjitha cfarë humbëm tjetër?
Jemi parti e interesave kombëtare, e patriotëve. Nuk mund të jetë i djathtë ai që nuk është patriot. Ne bazohemi në disa vlera, parime, që kanë bërë të mëdha shoqëritë e lira. Vetëm së fundmi, ju pyes ju, keni dëgjuar PD, të thotë një fjalë për minishengen dhe Ballkanin e Hapur? Ja rezultati, tanket në kufijtë e Kosovës dhe heshtja e varrit ndaj projekteve të George Soros, Edi Ramës dhe ish kryetarit të partisë, Lulzim Basha", tha Berisha.
/TPZ.al/
[gallery ids="571731,571729,571730,571728,571691,571694,571726,571695,571693,571725,571690,571697,571727,571724,571723,571722,571721,571720,571719,571718,571717"]