AKTUALITET, 25 Shtator 2021, 19:20

Evi Kokalari krah Berishës në Vlorë: Erdha nga SHBA për ju, Basha nuk mbledh dot as pesë vetë, i ka mbetur vetëm vula!


Evi Kokalari, shqiptaro-amerikania që militon në Partinë Republikane të SHBA-ve, është shfaqur krah Sali Berishës në takimin e tij me bazën e demokratëve në Vlorë.

Kokalari tha se Lulzim Bashës i ka mbetur vetëm vula dhe logoja e partisë, sepse baza mbështet Sali Berishën.

"Unë kam ardhur në Shqipëri vetëm për ju. Në 23 vjetët e fundit, unë kam ardhur në Shqipëri vetëm 20 ditë. Unë jam amerikane, por kam lindur dhe jam rritur në Tiranë.

Ndërkohë që zoti Berisha po fliste për opozitën dhe pluralizmin, më erdhi ndërmend kushërira ime Musine Kokalari, që luftoi për pluralizmin dhe fati i saj ishte aspak i mirë. Më vjen keq, që pas kaq vitesh Shqipëria është ende në atë pikë dhe PD është marrë peng nga socialistët.

Jam shumë dakord që Lulzim Basha duhet të jetë ish kryetari i Partisë Dmeokratike. Lulzim Basha nuk ka mundur të ketë bazën me vete, mund të jetë i shitur. Kam idenë që po të shkonte në një nga qyetetet e Shqipërisë, për të mbledhur bazën, nuk do të paraqiteshin as pesë veta. Ndërsa Berisha ka një bazë shumë të fortë, kudo që shkon.

Kjo është e vetmja gjë që do ta shpëtojë Partinë Demokratike. Berisha ka nëj detyrë ta kthejë PD-në ku ka qenë, por ta rindërtojë me parimet e Partisë Republikane amerikane. Kjo është arsyeja përse jam këtu.

Bashës i ka mbetur vetëm logo dhe vula e PD, të gjithë të tjerët, baza, është këtu me ne", tha Kokalari.

Më poshtë foto nga takimi i Berishës në Vlorë! /TPZ.al/

[gallery ids="571731,571730,571729,571728,571727,571726,571725,571723,571722,571717,571718,571719,571720,571693"]