AKTUALITET, 25 Shtator 2021, 18:37

Demokratët e Vlorës presin Berishën, ish-deputeti: Jam me doktorin për të hequr Lulin

Demokratët e Vlorës presin Berishën, ish-deputeti: Jam me

Pas Tiranës dhe Fierit, Sali Berisha mbrëmjen e sotme ndodhet në Vlorë në një takim me demokratët në kuadër të nismës së ashtuquajtur “Foltore” me qëllim bindjen e bazës për të rrëzuar vendimin e Lulzim Bashës që e përjashtoi nga grupi i PD-së.

Ish-Presidenti Bujar Nishani, deputetë, ish-deputetë, kryetari i degës së PD-së në këtë qytet dhe një grup demokratësh pritën liderin historik.

Ish-deputeti Dashamir Tahiri ishte njëri nga njerëzit që ishte në krah të Sali Berishës.

Ai shpjegoi arsyen e vendimit të tij dhe qëllimin.

“Unë kam qenë i djathtë dhe mbetem. Kam qenë kundërshtar i Lulit, parimet e tij nuk bashkoheshin me të miat. Mbështes doktorin për lëvizjen e re për shkarkimin e Lul Bashës. Unë nuk kam ikur asnjëherë nga PD, kam ikur nga Lul Basha” tha ai.