AKTUALITET, 29 Tetor 2020, 13:22

Sulmi në Francë, Thaçi: Terroristët nuk do të fitojnë kurrë!

Sulmi në Francë, Thaçi: Terroristët nuk do të


Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar në lidhje me sulmin e kësaj enjteje në Nicë të Francës, ku si pasojë kanë humbur jetën tre persona dhe janë plagosur disa të tjerë.

Thaçi përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se në një moment të vështirë populli i Kosovës qëndron krahë Francës.

“Kosova qëndron pranë popullit dhe Qeverisë së Francës në këtë moment të vështirë, mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe të plagosurve. Terroristët nuk do të fitojnë kurrë”, shkruan Thaçi ndër të tjera.

Mediat e huaja raportojnë se së paku një nga viktimat është vrarë brenda bazilikës “Notre Dame”, ndërsa autori i sulmit është arrestuar dhe është dërguar në spital pasi është plagosur nga policia.