AKTUALITET, 29 Tetor 2020, 12:57

Përzgjedhja e hetuesve të BKH, ambasada amerikane: Procesi të jetë objektiv dhe i bazuar në merita!

Përzgjedhja e hetuesve të BKH, ambasada amerikane: Procesi të


Ambasada Amerikane në Tiranë mbështet procesin e përzgjedhjes së hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, strukturës kryesore që do të godasë korrupsionin në nivelet e larta në vend.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada e SHBA thekson se përzgjedhja e hetuesve të BKH duhet bërë përmes një procesi objektiv dhe të bazuar në merita.

POSTIMI:

SHBA mbështesin plotësisht procesin objektiv dhe të bazuar në merita të Shqipërisë për të rekrutuar dhe përzgjedhur hetuesit e BKH-së.

Këto standarde të zbatimit të ligjit të aftësive fizike dhe intelektuale janë thelbësore që BKH-ja të përmbushë mandatin e saj.