TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryedemokrati Lulzim Basha e nisi bashkëbisedimin e tij me gazetarët ditën e sotme me diskutimet në parlament mbi pandeminë, të cilat i quajti një maskaradë.
“Dënoj maskaradën që po zhvillohet në parlament. ku ministrja e Shëndetësisë po mundohet të mbulojë me shoshë dështimin e Ramës me codiv-19.
Sot kemi 493 të vdekur, kjo sipas statistikave zyrtare, që siç e dini nuk shfaqin të vërtetën. Jam në dijeni të disa rasteve të personave të vdekur me covid, që kurrë u raportuan si të tillë. Me qëllim që të gënjejnë për numrin e viktimave, e njëjta vlen edhe për të prekurit.
Kur dikush ka simptoma e kërkon të bëjë testin i duhet të presë për gjashtë ditë e për katër ditë për përgjigjen. Pra nga momenti i simptomave kalojnë gjashtë ditë, e tre deri në katër ditë për përgjigjen. Në këtë mënyrë numri i të prekurve mbahet artificialisht i ulët po edhe përhapja e infeksionit mbahet i fshehtë. Arsyeja? Se Rama ka humbur kontrollin e menaxhimit.
Shkak është mos marrja e masave, gënjehet me përgjegjshmëri kriminale. Janë përgjegjës për numrin më të ulët të testimeve.
Sot me siguri numri në rritje i infeksioneve është në masë të madhe për shkak të Ramës dhe dështimit të qëllimshëm për menaxhimin e pandemisë.
Nëse do ishin blerë më shumë teste, nuk do pritej gjashtë ditë për tamponin infeksioni do të kontrollohej, e lehtë të fshihesh pas maskës.
Nuk do të duhej një kohë kaq e gjatë për të izoluar rastet e infektuara, po të ishin marrë masa.
E lehtë t’ia japësh përgjegjësinë qytetarit, e lehtë t’iu thurësh poezi mjekëve, që vijojnë të humbasin jetën në krye të detyrës, kur vetë nuk ke marrë asnjë masë.” u shpreh Basha.