TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në vendin tonë prej ditësh shifrat e rasteve të reja të të infektuarve në 24 orë është i lartë.
Një ndër qarqet me numër të lartë të infektuarish me Covid është edhe Elbasani i cili duket se prej ditësh po përballet me mungesë të tamponëve.
“Abc News” raporton se në Elbasan gjatë këtyre ditëve nga 328 kërkesa të drejtuara pranë ISHP-së së qytetit për bërjen e tamponit, gjatë pesë ditëve janë kryer vetëm tetë tamponë.
Ndërkohë prej ditësh një punonjëse në policinë e Elbasanit po endet dyerve të ISHP-së në këtë qytet dhe prej pesë ditësh asaj nuk i është bërë tamponi.
Sipas informacioneve mjekja pranë ISHP-së i ka thënë se tamponët e vetëm që ajo ka janë vetëm për rastet urgjente.