AKTUALITET, 29 Tetor 2020, 12:40

“Kryeministër mashtrues dhe hajdut”, Bardhi: Rama të mbajë premtimin për pagat e naftëtarëve!

“Kryeministër mashtrues dhe hajdut”, Bardhi: Rama të


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi i kërkon kryeministrit Edi Rama të mbajë premtimet për pagat e naftëtarëve.

Bardhi shprehet se kreu i qeverisë u ka premtuar atyre hapjen e rafinerisë.

Ai thotë se premtimet e tij tregojnë një kryeministër të papërgjegjshëm, të pandjeshëm, të paaftë.

“Sa herë flet, Edi Rama mashtron. Vetë u premtoi naftëtarëve se do të hapë rafinerinë, vetë u premtoi se do të paguhej paga e tyre.

Premtimet e tij me zë dhe me figurë tregojnë një kryeministër të papërgjegjshëm, të pandjeshëm, të paaftë.

Halli i naftëtarëve dhe i çdo shqiptari zgjidhet duke larguar këtë kryeministër mashtrues dhe hajdut”, shkruan Bardhi në rrjetet sociale.