AKTUALITET, 29 Tetor 2020, 10:11

SHBA, 79 mijë raste me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit

SHBA, 79 mijë raste me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit


Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar rreth 79 mijë raste të reja me koronavirus, në 24 orët e fundit, ndërsa 994 persona humbën jetën.

Presidenti i SHBA Donald Trump gjatë një tubimi në Arizona, deklaroi se në SHBA “po kthehet kurba e pandemisë”.

Ndërkohë Trump theksoi se vendi ka përparuar në menaxhimin e pandemisë, duke iu referuar shifra ditore të javë së fundit.

Një numër të lartë të viktimave ka shënuar edhe Meksika. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë numri zyrtar i ka kaluar 90 mijë viktima.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, Meksika është në vendin e katërt në renditjen botërore të vdekjeve pas SHBA, Brazil dhe Indi.