TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Javë më parë, aksidenti tragjik automobilistik, ku humbën jetën Edmond Preka 43 vjeç dhe tre fëmijët e tij të mitur, Noemi 10-vjeçe, Ajseli 5-vjeçe dhe Rajani 8-muajsh, tronditi të gjithë opinionin publik.
Evis Preka, e vetmja e mbijetuar e aksidentit tani po jeton me dhimbjen e madhe të humbjes së bashkëshortit dhe 3 fëmijëve.
Djali i tyre Rajan sot do bënte 8-muajsh dhe Evis me një koment në Facebook i ka rrënqethur të gjithë me fjalët për të voglin.
"Më raftë pika mamit Rayan, ti i bëre 8 muajsh në parajsë shpirt pa mamin tat që të donte shumë. Mami po mbaron pa ju shpirt, ju ma keni tha shpirtin Rayan mami mezi e priste datën 11, por asgjë nuk i ngeli mamit tuj o jetat e mia. Po mami atje do vij jeta ime, sepse pa ju asgjë nuk ka dritë për mamin", shkruan Evis.
