BOTA, 18 Janar 2019, 10:18

Sulm me autobombë shkollës së policisë, 20 të vdekur 60 të plagosur

Sulm me autobombë shkollës së policisë, 20 të vdekur 60

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kolumbinë së fundi. Si pasojë e një sulmi me autobomë në kryeqytetin e vendit 20 persona kanë humbur jetën dhe 60 të tjerë janë plagosur.

Një fuoristradë shpërtheu pranë një shkolle policie në jug të kryeqytetit Bogota.

Autoritetet identifikuan shoferin e automjetit, i cili mbeti i vdekur në atë që rezulton sulm vetëvrasës. Dyshime ka se është organizuar nga grupi rebel majtist “Ushtria Çlirimtare Kombëtare”.