TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vllaznia e femrave ka kaluar në turin e dytë të “UEFA Women’s Champions League”, pasi ka mundur me penallti turqit e ALG Spor Kulubu. Kualifikimi i Vllaznisë, duke vijuar edhe më tej garën, ka gëzuar edhe kreun e FSHF-së, Armand Duka.
Ky i fundit ka bërë edhe një mesazh urimi pas ndeshjes në adresë të vajzave shkodrane: “Jashtëzakonisht i lumtur me fitoren e sotme të Vllaznisë në turin e parë kualifikues të UEFA Ëomen’s Champions League ndaj kampiones së Turqisë, ALG Spor Kulubu! Ka qenë një ndeshje vërtetë emocionuese dhe e luftuar deri në fund. Një arritje e shkëlqyer për vajzat kuqeblu, por edhe për futbollin e femrave. Le të shpresojmë që ky sukses të pasohet nga të tjera triumfe dhe Vllaznia të avancojë në fazën e grupeve të Champions League për femra….”, – ka qenë ky postimi i mbrëmjes së sotme në profilin e kreut të FSHF-së, Duka.