TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-futbollisti italian, Francesco Totti infektohet me Covid-19. Ish-kapiteni i Romës iu nënshtrua tamponit pasi prej dy ditësh kishte temperaturë, dhimbje trupi dhe lodhje bën të ditur ‘Corriere della sera’.
Sipas së përditshmes italiane edhe bashkëshortja, Ilary Blasi mund të jetë infektuar me koronavirus por është asimptomatike. Lajmi i infektimit të futbollistit është konfirmuar nga burime të sigurta pranë tij.
Kujtojmë që më 12 tetor Totti humbi babanë e tij nga COVID-19. Edhe nëna e futbollistit u prek por në mënyrë më të lehtë dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.