TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shtëpia e trajnerit të Romës, Paulo Fonseca, është vjedhur mbrëmjen e djeshme nga grabitësit.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një moment kur portugezi ndodhej në qendrën stërvitore “Trigoria”, ku po zhvillonte seancën e fundit stërvitore me ekipin përpara duelit me Fiorentinën.
Shtëpia ka qenë e boshatisur, pasi bashkëshortja dhe djali i Fonsecës kanë qenë në qendër të Romës për shopping.
Sipas raportimit të “Calciomercato.com”, autorët kishin planifikuar gjithçka me shumë kujdes, pasi ngjarja u rindërtua nga hetuesit e rajonit Monteverde, zona ku jeton tekniku romak.
Deri më tani policia ende nuk ka arritur të sigurojë asnjë gjurmë gishtërinjsh, çka e bën edhe më të vështirë kapjen e autorëve.
Mësohet se ata kanë arritur të grabitin disa ora dhe sende të tjera me vlerë, ku dëmi total llogaritet deri në 100,000 euro.