TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Javën e kaluar, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, njoftoi se ishte prekur nga Koronavirusi. Ai pranoi se kishte simptoma të lehta dhe se ishte izoluar në banesën e tij.
Infantino vazhdon të qëndrojë në karantinë dhe fatmirësisht nuk ka probleme serioze me shëndetin.
Sot, numri 1 i qeverisë së futbollit botëror postoi një mesazh duke falënderuar të gjithë ata që janë shqetësuar për shëndetin e tij.
“Ndihem më mirë, por ende kam disa somptoma të lehta. Kam marrë kaq shumë mesazhe dhe letra në ditët e fundit dhe do të doja t’i falënderoja sinqerisht të gjithë për mbështetjen, e cila është vërtet prekëse. Faleminderit nga zemra ime.”