TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Barcelona e ka nisur sezonin me një derbi përballë Espanjolit, aty ku nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim 2-2. Blaugranat e panë veten në disavantazh që në minutën e 23, aty ku Diego Lopez kaloi Espanjolin në avantazh dhe ky gol i shënuar ka mjaftuar për pjesën e parë.
Në të dytën, tekniku Valverde ka bërë lëvizjen e parë duke larguar nga fusha Rakitiç dhe vendin e tij e ka zënë Arturo Vidal. Vetëm 5 minuta pas fillimit të së dytës, Suarez ka barazuar rezultatin me një gol mjaft të bukur. Për të kaluar Barçën në avantazh, ka menduar Arturo Vidal i cili ka shënuar me kokë një gol që bën lëmsh merkaton pasi kiliani kërkohet nga Interi dhe me shumë gjasa mund të largohet.
Kur dukej se gjithçka po shkonte drejt fundit, futbollisti nga Kina, Vu Lei ka shënuar në minutën e 88. Ai u aktivizua nga stoli dhe i dha skuadrës së tij një pikë në derbi. Nga ky barazim, ka përfituar Real Madridi që tashmë e sheh sërish veten kryesues së bashku me Barcelonën, ku të dyja skuadrat kanë nga 40 pikë, 5 më shumë se Atletiko Madrid që sot mundi Levanten.
Ndeshjet:
Espanjol – Barcelona 2-2
23’ Lopez, 88’ Vu Lei / 50’ Suarez, 59’ Vidal
Atletiko Madrid – Levante 2-1
13’ Korrea, 18’ Felipe / 16’ Roxher