TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kanë përfunduar ndeshjet e vlefshme për 1/32-at e Kupës së Anglisë.
Mançester Siti ka fituar me lehtësi, teksa ka mposhtur me rezultatin 4-1 Port Valen. Ishte Zinçenko që realizoi i pari për ekipin e Guardiolës, rezultat i cili u barazua nga Pope në minutën e 35-të.
Megjithatë vetëm shtatë minuta më vonë, Aguero shënoi për Sitin dhe i dërgoi skuadrat në dhomat e zhveshjes me avantazhin e të tijve. Pjesa e dytë foli e gjitha për vendasit, të cilët realizuan edhe dy herë të tjera me Harud-Belis dhe Foden.
Nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 Junajtid, të cilët “ngecën” sërish në transfertë ndaj Uolvesit. Ndeshja u dominua plotësisht nga vendasit, të cilët kishin disa raste shënimi, por nuk ia dolën.
Ndërkohë fitoi edhe Lestëri, të cilët mposhtën në shtëpi Uiganin, me rezultatin 2-0, falë autogolit të Pirs dhe golit të Branes.