AKTUALITET, 4 Janar 2020, 21:43

Dy persona në gjendje të rëndë në Tiranë, dyshimet e para

Dy persona në gjendje të rëndë në Tiranë, dyshimet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Dy persona identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur, janë dërguar në gjendje të rëndë në urgjencën e QSUT-së, pasi ishin helmuar nga qymyri.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Qytetit të Studentit në kryeqytet, bën të ditur FaxNews.

Sipas të dhënave të para, personat janë në gjendje të rëndë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.