AKTUALITET, 4 Janar 2020, 18:56

Kundërpërgjigjja/ Goditet ambasada e SHBA-ve në Bagdat, raketat bien pranë godinës

Dy raketa kanë rënë pranë ambasadës amerikane në Bagdad, në të ashtuquajturën zonën gri, zonën më të mbrojtur të qytetit. Tre raketa të tjera raportohet se u qëlluan në "Balad Airbase", ku strehohen trupat amerikane në veri të Bagdadit.

Nuk ka raportime për lëndime.

Në fillim të kësaj jave, protestuesit pro-Iranit sulmuan ambasadën në një rrethim që zgjati pak më shumë se një ditë.