TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka shpërthyer në lot një fermer në fshatin Kotërr të Dajçit teksa rrëfen për Reprot TV dëmet që i janë shkaktuar nga reshjet e papritura të korrikut. Ndërsa ruhen nga shirat e dimrit, këtë herë ishin furtuna e papritura të verës që kanë dëmtuar të gjithë zahirenë e dimrit.
Uji ka hyrë në magazinën ku ndodheshin thasët me grurë, në stallat e bagëtive, ku uji ka mbytur derrat dhe ka dëmtuar gjithçka ndodhej brenda. Por dëme fermeri Simon Simon na tregon edhe në arat e mbjella me misër dhe kultura të tjera bujqësore.
“Me sinqeritet 4 mln lekë është dëmtuar garazhi, blegtoria, mjetet e punës, toka. S’kemi pas mundësi me shpëtu asgjë, ka ardhur stuhi e madhe, më ka kap në befasi. Stuhi e madhe. Më kanë ngordh derrkucat, dëmtuar misri, mielli… për pesë sekonda” shprehet fermeri.
https://www.youtube.com/watch?v=WXeb0Q34R94
Por gjithçka ishte pasojë e dëmtimit të argjinaturës së kanalit të ujërave të larta nën këtë fshat, nga ku uji me rrëmbim është shpërndarë nëpër fshat.
“Ka plas agjinatura, u fry breg e në breg, se u fry Gjadri. Argjinaturën e ka zënë në pikën më të dobët. Kanë qenë 40 metra ujë që kanë shpërthy nga unë. Më ka ndodh edhe më parë para 4 vjetësh”, thotë ai.
Fermerët e Kotrrit kërkojnë ndërhyrje për të parandaluar përmbytje të tjera në këtë zonë, pasi shirat e vjeshtës dhe të dimrit mund të sjellin pasoja më të mëdha për ta.
Marrë nga Shqiptarja.com