TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prej disa ditësh vijon tezistenca e artistëve, të cilët kundërshtojnë prishjen e Teatrit Kombëtar, kryeministri Rama ka publikuar sot opinionin e një tjetër artisteje, që sipas tij është pro ndërtimit të një Teatri të ri.
Në një postim në Facebook, Rama sjell opinionin e artistes Ema Andrea, teksa shkruan se ajo shprehet pro të ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar.
Postimi i plotë i Edi Ramës:
Ja sa qartë dhe bukur shprehet dhe Ema Andrea, një ndër emrat më të spikatur të skenës, në mbështetje të ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar
EMA ANDREA:
Unë do doja t’i përkisja sot, si Ema, brezit që po ndërton të ardhmen, pra të vihet një gur sot që mua të më përfaqësojë në 2220. Më pëlqen arkitektura e re, më pëlqejnë sfidat kontemporane. Jam për një teatër të ri, për më tepër kur thuhet se ka këto kushte, por tani meqë janë këto kushte dhe ne i dimë dhe po i themi hapur të gjitha kushtet, kush e mban përgjegjësinë?
Ende vijon rezistenca e artistëve te Teatri Kombëtar, të cilët janë kundër shembjes së kësaj godine. Disa ditë më parë pati përplasje mes policisë, aktorëve dhe qytetarëve tek Teatri Kombëtar. Pasi policia rrethoi godinën për të bërë zbrazjen e saj, Basha dhe përfaqësues të PD shkuan në ndihmë të tyre. Basha ka nënshkruar me artistët një marrëveshje ku theksohet se Teatri Kombëtar do të shpallet monument kulture. Nga ana tjetër Rama dhe Veliaj shfaqen të vendosur se kjo godinë do të shembet.