AKTUALITET, 31 Korrik 2019, 16:33

“Janë lënë në mëshirë të fatit”- Braimllari akuza Ramës: Mashtroi banoret e Korçës që u prekën nga tërmeti, vetëm i përdori politikisht

“Janë lënë në mëshirë të fatit”-


Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari, ka akuzuar sot kryeministrin Rama se ka mashtruar banorët e qarkut të Korçës, të cilët u prekën nga tërmeti, kur i tha se do t’ju vinte në ndihmë.

Në facebook, Braimllari shkruan se banorët janë lënë në mëshirë të fatit dhe se vetëm u përdorën politikisht nga qeveria.

Postimi i plotë:

Edi Rama mashtron banoret e qarkut te Korçes te prekur nga fatkeqesia natyrore e termeteve.

Banoret jane lene ne meshire te fatit pa ndihma, pa shtepi ne çadra ushtrie te viteve ‘70.

Edi Rama mashtron hapur banoret se do j’u vinte ne ndihme, shtepite do ndertoheshin dhe do vleresoheshin banoret per demet e shkaktuar nga fatkeqesia natyrore. Banoret jo vetem qe nuk u perkrahen nga qeveria por u perdoren politikisht dhe u lane ne meshire te fatit.