AKTUALITET, 31 Korrik 2019, 16:29

Lëkundje të forta tërmeti në Juglindje të vendit

Lëkundje të forta tërmeti në Juglindje të vendit


Korça është tronditur sërish nga tërmet, ku një lëkundje  e fortë është regjistruar vetëm pak minuta më parë.

Tërmeti ka qenë i shkallës 4.8 ball, ndërsa epiqendra ishte në Nikolicë. Për momentin nuk dihet ende nëse ka pasur persona të lënduar apo dëme materiale.

Qarku i Korçës u godit nga tërmetet vetëm një muaj më parë, ku lëkundjet e forta shkaktuan dëme të konsiderueshëm materiale, ku  dhjetëra persona mbetën pa shtëpi.