AKTUALITET, 18 Dhjetor 2018, 11:26

Diversionet e Ramës nuk i ndalin studentët, paralizojnë përsëri Tiranën

Diversionet e Ramës nuk i ndalin studentët, paralizojnë

Ndërkohë që kryeministri Rama ka nisur komunikimin me studentë dhe pedagogë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, studentët kanë nisur sot protestën e tyre në Tiranë dhe në rrethe.

Në ditën e 14-të të saj studentët kanë bllokuar akset rrugore kryesore të Tiranës dhe pritet që marshimi i tyre të drejtohet për tek kryeministria dhe do të qëndrojnë aty deri në marrjen e një vendimi kolegjial.

Edhe në disa universitete të rretheve ka vijuar bojkotimi i mësimit.

Në Shkodër studentët priten të bashkohen në sheshin “2 Prilli” në orën 11:30, kur edhe mbërrin Zv.Kryeministrja Mesi në një vizitë të lajmëruar më herët.

Ndërkohë në Elbasan ka nisur marshimi i tyre në Bulevardin kryesorë të qytetit, ndërsa në Korçë ata kanë bojkotuar mësimin.

Protestuesit që ndodhen përballë kryeministrisë kanë shkruar me miell në Bulevard “Jo dialog”.