AKTUALITET, 18 Dhjetor 2018, 10:52

Edi Rama: Nga çfarë kam parë në media, rezulton se ka edhe studentë të verbër...

Edi Rama: Nga çfarë kam parë në media, rezulton se ka edhe

Kryeministri Edi Rama, ka nisur dialogun me disa studentë në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Rama ka folur më gjatë se të gjithë studentët, por ka habitur veçanërisht kur u ndal tek studentët e verbër.

Kryeministri tha se ka parë studentët në media dhe se rezulton se ka edhe studentë të verbër, të cilët kërkojnë heqjen e tarifës së shkollimit.

Pra, pa u shfaqur në media këta persona, kryeministri i vendit nuk e kishte fare idenë se në universitetet shqiptare ka edhe persona me aftësi ndryshe, konkretisht studentë të verbër që kanë nevojë për ndihmë nga qeveria.

/TPZ.AL/