AKTUALITET, 18 Dhjetor 2018, 10:57

Rrëzohet kandidatura e Vitore Tushes për kryetare e KLSH-se

Rrëzohet kandidatura e Vitore Tushes për kryetare e KLSH-se

Rrëzohet kandidatura e Vitore Tushes për kryetare e KLSH-se.

Kandidatura e anëtares së Gjykatës Kushtetuese u rrëzua të martën (18 dhjetor) nga Komisioni i Ekonomisë.

Tusha ishte përzgjedhur si kandidate për kryetare të Kontrollit të Lartë të Shtetit nga presidenti Ilir Meta.

Vendimi i Metës u mor pas shqyrtimit të 34 kandidatëve, që u futën në garë për detyrën në të cilën Bujar Leskaj do të qëndrojë deri në dhjetor.

Në njoftimin e Presidencës thuhej se pas një procesi transparent dhe objektiv, u arrit në konkluzionin se Tusha plotësonte kushtet dhe kriteret ligjore, për të qenë kandidatura më e përshtatshme për t’u zgjedhur në krye të këtij institucioni kushtetues.

Por Komisioni i Ekonomisë hodhi sot poshtë kandidaturën e saj.