TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
I ftuar në emisionin ‘Opinion’ të Blendi Fevziut, kreu i PD, Lulzim Basha ka folur për mosdekretimin e Gent Cakajt nga presidenti Ilir Meta në postin e ministrit të jashtëm.
Basha tha se certifikimi i sigurisë i Gent Cakajt nga DSIK brenda 24 orëve është bërë me urdhër të kryeministrit Edi Rama.
Kreu i PD u shpreh se Cakaj nuk është i përshtatshëm për postin e ministrit të jashtëm.
“Meqë e nisim më këtë rast, dua të shpreh bindjen se kandidatura e Cakës nuk është e përshtatmë për atë post. Çështja më e rëndësishme nuk është standardi që vendos Presidenti, por për standardin që vendos Kryeministri”- u shpreh Basha.
Kujtojme se presidenti Ilir Meta ka refuzuar të dekretojë emrin e Gent Cakajt, propozim i kryeministrit Edi Rama, në postin e Ministrit të Jashtëm.
Në arsyetimin e tij, Meta thekson se Cakaj ka aplikuar për certifikatë sigurie pranë Ministrisë vetëm më datë 03.01.2019, edhe pse përmbushja e këtij detyrimi fillon nga marrja e detyrës si Zëvendës Ministër i MEPJ, post që e mbante para propozimit si minister në vend të Ditmir Bushatit.