Studentët kanë paralajmëruar se do të kthehen sërish në protesta. Në një postim në faqen e Facebook të “Për Universitetin”, ata shkruajnë se do të rinisin protesta madhështore.

Ata do të ngrihen kundër disa çështjeve si: Ligjit të arsimit të lartë, Financimit të universiteteve private me paratë e tyre, Abuzimit me të drejtat e studentëve.

Postimi i plotë:

ME MIJËRA NË PROTESTË!

Më 4 dhjetor, në njëvjetorin e nisjes së protestave madhështore të studentëve, mblidhemi sërish me mijëra në protestë:

KUNDËR

• Ligjit të arsimit të lartë

• Financimit të universiteteve private me paratë tona

• Abuzimit me të drejtat e studentëve

PËR

• Arsim cilësor

• Dyfishimin e buxhetit të arsimit të lartë

• Përgjysmimin e të gjitha tarifave

• Votë të barabartë studentë-pedagogë

• Kushte dinjitoze studimi dhe jetese

• Perspektivë punësimi profesional

NE DO TË FITOJMË!

BASHKË ME STUDENTËT, E GJITHË SHOQËRIA!