AKTUALITET, 14 Nëntor 2019, 21:33

PS largon urgjentish nga emisioni Maznikun, nuk donte të përballej me banorët e Astirit

PS largon urgjentish nga emisioni Maznikun, nuk donte të përballej me

Partia Socialiste ka larguar menjëherë nga emisioni i Eni Vasilit, nëkryetarin e Bashkisë së Tiranës, Arbian Maznikun dhe drejtorin e ARRSH-së.

Lapsi.al raporton se shkak për këtë, është bërë fakti se në emision do të flisnin edhe banorët e Astirit dhe zyratarët e PS, nuk dëshironin të përballeshin me ta. Ata kanë mbërritur në studio dhe sapo kanë marrë vesh këtë gjë, kanë bërë disa telefonata dhe janë larguar.

Kjo është pikërisht fytyra e vërtetë e regjimit, që pasi u prish banesat qytetarëve, kërkon të diktojë edhe prezencën apo jo të tyre në emision. Kur qëllon që tekat të mos i plotësohet qoftë edhe një herë, largohen në këtë mënyrë.

/TPZ.al/