AKTUALITET, 14 Nëntor 2019, 20:37

Zëvendëson Bashkim Dedjan, betohet anëtarja e re e Gjykatës Kushtetuese Fiona Papajorgji

Zëvendëson Bashkim Dedjan, betohet anëtarja e re e Gjykatës

Betohet para Presidentit të Republikës anëtarja e re e Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji. Në Institucionin e Kreut të Shtetit u zhvillua sonte ceremonia e betimit përpara Presidentit të Republikës, Ilir Meta, të anëtarës së re të Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji.

Ky është plotësimi i vakancës së dytë të Kuvendit që zëvendëson ish-gjyqtarin, z.Bashkim Dedja. Duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, gjyqtarja Papajorgji u betua para Presidentit Meta: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë!”.

Presidenti Meta i uroi shumë suksese dhe punë të mbarë në këtë detyrë shumë të rëndësishme.