AKTUALITET, 14 Nëntor 2019, 19:51

Policia aksion në Orikum, arrestohen 2 vëllezër, iu gjetën 50 kg kanabis

Policia aksion në Orikum, arrestohen 2 vëllezër, iu gjetën



Antidroga e Vlorës ka zhvilluar sot një ku në përfundim të tij janë sekuestruar 50 kilogram kanabis. Sipas informacioenve të deritanishme mësohet se aksioni është zhvilluar në Orikum, dhe në pranga kanë rënë dy vëllezër.

Policia gjatë një operacioni ka zhvilluar kontroll dhe në një banesë 2-katëshe, ku ka gjetur sasinë e kanabisit. Ende nuk janë mësuar identitetet e të arrestuarve

Operacioni është zhvilluar pasditen e sotme pas informacioneve në rrugë operative. Ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbuluar rrjetin e plotë të trafikut të drogës. Policia ende nuk ka dhënë njoftim për ngjajren, por mësohet se aksioni është në vijim.