AKTUALITET, 14 Nëntor 2019, 20:45

Grupi H/ Turqia barazon me Islandën, kualifikon veten edhe… Francën

Grupi H/ Turqia barazon me Islandën, kualifikon veten edhe…

Një barazim 0-0 në “TurkTelekom Arena” të Stambollit u ka mjaftuar djembe të Senol Gynesh që të presin zyrtarisht një biletë për në Euro 2020 sepse me vetëm një ndeshje të mbetur, diferenca prej 4 pikësh me Islandën është e paarritshme për ishullorët që kanë në dispozicion vetëm tri pikë në sfidën e fundit, atë ndaj Moldavisë në Kishinau, kjo sepse Turqia është në kuotën e 20 pikëve dhe “vikingët” në kuotën e 16 pikëve.

Por ky barazim ka kualifikuar automatikisht edhe Francën. “Gjelat”, që ende nuk e kanë luajtur ndeshjen e tyre ndaj Moldavisë, janë në kuotën 19 pikëve, 3 më shumë sesa Islanda dhe me ndeshjet direkte në anën e tyre, ndaj dy ndeshjet e fundit, atë ndaj moldavëve dhe ndaj Shqiëprisë, i luajnë për statistikë.