TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme, studentet janë ngritur masivisht në protestë për të kundërshtuar tarifat e larta në universitetet publike.
Pasi tha se janë në të drejtën e tyre të protestojnë, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka bërë lëvizjen e shpejtë duke kërkuar një përfaqësi të studentëve, për ti takuar e për tu sqaruar por studentët e kanë refuzuar.
Ata s’kanë pranuar kurrsesi të ulen me ministren ndërsa kanë kërcënuar se do të vijojnë me protestat.
Sot, studentët bllokuan Rrugën e Durrësit. Atyre iu bashkuan edhe studentët e Elbasanit të cilët bojkotuan gjithashtu mësimin.