TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla në një deklaratë për mediat ka reaguar ndaj protestave të studentëve para ministrisë.
Nikolla u është përgjigjur studentëve duke u shprehur se ato duhet ta zgjidhin me universitetet, pasi tarifat janë vendimmarrje e tyre.
“Një takim për të ndarë komunikim që në vlerësimin tim është standard i vendosur mes MAS dhe institucioneve tona. U bëra me dije dekanëve dhe Rektorëve për një protestë të një grupimi studentesh.
Me respektin maksimal për t’i dëgjuar dhe për të komunikuar me ta. Respektin maksimal për të gjithë politikanët që janë përfshirë në këtë protestë. Por më falni që ndjesë, që vëmendje ime është tek shqetësimet e studenteve. U kam kërkuar studentëve që të komunikojë me ta për të ndarë të gjitha shqetësimet që ata kishin.
Nuk kanë pranuar që të vijonim në këtë rrugë. Kanë dashur një takim informal me zv/ministren. Ata janë një pasuri e kombit tonë.
Ndaj ata nuk meritojnë që të mos dëgjohen dhe meritojnë që t’u përgjigjesh në zyrën e ministres dhe në aulat e tjera. Më pas studentët kanë adresuar, drejt ministrisë së arsimit një kërkesë që unë po e lexoj. Tarifat e tjera janë vendimmarrje të Universiteteve.”- u shpreh Nikolla.
“Administratorët e Universiteteve Publikë kanë ndryshuar dhe kanë vendosur të paguajnë me këste. Sic ka qenë pagesa, të vijohet edhe në vitet e tjera akademike”, u shpreh ministrja.
“Kërkesa është që studentët që mbesin mos paguajnë tarifën. Ju bëj me dije se edhe me ligjin e vjetër ka qenë njësoj. Studentët që ngeleshin paguanin vitin. Kjo është e shkuar dhe në aktet ligjore të mëparshme.
Ajo që është vullneti i Universiteteve, por edhe i shoqërisë është se nuk duhet të dekurajojmë cilësinë, por të motivojmë cilësinë. Por unë jam tejet e qetë, me durim dhe vullnet për të komunikuar me studentët.
Unë nuk mund të dal në rrugë dhe të komunikoj, sepse vetë studentët nuk e meritojnë të komunikoj në rrugë”, shtoi ajo.