AKTUALITET, 5 Dhjetor 2018, 13:16

Po kalonte me kufje, kamioni përplas të riun

Po kalonte me kufje, kamioni përplas të riun

Një aksident ka ndodhur sot në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Cerrik, në vendin e quajtur “Ura e Zezë”. Gazetari Fatmir Popja raporton për “BalkanWeb” nga vendngjarja se një person është aksidentuar nga një kamion.

I aksidentuari i ka ndërprerë rrugën kamionit dhe është përplasur mbi asfalt nga automjeti i cili pavarësisht manovrimit nuk ka mundur dot ta evitojë aksidentin.

Mësohet se personi i aksidentuar ka qenë me kufje në vesh dhe nuk ka dëgjuar paralajmërimin e rrezikut me bori të drejtuesit të kamionit. 30 vjeçari i aksidentuar është transportuar për në spitalin e Elbasanit.